Danjel-Fotini, fituesit e Big Brother -“Love Edition”

Big-Brother-Logo-1024x410

Ky edicion i Big Brother Albania 10 është etiketuar si edicioni i dashurisë, 13 çifte garuan për çiftin e madh, por ata që fituan zemrat e publikut kanë qenë pikërisht Danjel dhe Fotini.

Ata u njohën, u dashuruan, u martuan brenda shtëpisë së Big Brother, duke ndarë kështu çdo emocion dashurie që ata ndjenin me publikun.

Pikërisht edhe ndjenjat e forta që ata kishin për njëri-tjetrin bënë që të fitonin zemrat jo vetëm të njëri-tjetrit, por edhe të publikut që i votoi jo pak herë si më të preferuarit gjatë rrugëtimit të tyre dhe dha jo pak vota për ta këtë mbrëmje.

Për afro 100 ditë ata kanë qëndruar të izoluar brenda shtëpisë së Big Brother, brenda shtëpisë që ata kanë dhënë gjithçka, çdo emocion.

Dy çiftet finaliste Fiorentina-Olsi  dhe Danjel-Fotini kanë qenë të fundit që janë larguar nga ajo shtëpi, e ky është edhe momenti që do të fiken edhe dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por se kush do të jetë fituesi i çmimit të madh të këtij Big Brother, mbetet për t’u parë në minutat në vijim.

Advertisements